Dhj 21, 2020

6 sfida me të cilat përballet çdo biznes

Çdo biznes, i vogël apo i madh, përballet me sfida të shumta. Bizneset e vogla në veçanëti përballen me shumë sfida dhe probleme. Kalimi i këtyre sfidave është faktori kryesor që bënë dallimin në ata të cilët dështojnë dhe ata që arrijnë të depërtojnë.

Të gjitha kompanitë dhe organizatat duke u bazuara në industritë që ata veprojnë, përballen me sfida të veçanta që ata duhet të zgjidhin. Ardhja me një produkt të ri e të shkëlqyeshëm, investimi në kërkime dhe zhvillime, ofrimi i shërbimeve të reja, eksperimentimi me materiale të reja etj. Të gjitha këto janë vendime që i mbajnë bizneset në këmbë.

Disa nga këto sfida përfshijnë sektorë dhe industri të cilat janë të ngjajshme midis kompanive dhe organizatave të ndryshme.

Të gjitha bizneset përpiqen që të mbajnë një marrëdhënie sa më të mirë me klientët, të gjenerojnë më shumë informacione dhe t'i letëhsojnë punën e tyre të përditshme.

Përballja dhe kalimi i çdo pengese që paraqitet është ajo që e veçon një biznes të mirë nga konkurrentët e tij.

Në këtë postim, ne do të diskutojmë rreth disa prej sfidave të përbashkëta që prekin bizneset e sotshme, dhe gjithashtu të ndajmë disa ide se si t'i menaxhojmë ato.

Së pari, le të përcaktojmë se çfarë nënkuptojmë me "sfidë": Në botën e biznesit, një sfidë është një situatë që kërcënon të ngadalësojë ose madje të prishë përpjekjen për sukses. Për të kaluar këto sfida, kërkohet punë e vazhdueshme, punë e palodhur, përkushtim dhe udhëheqje e madhe. Këtu janë disa nga sfidat më të zakonshme:

  • Gjetja e klientëve
  • Të sigurojë përvojë të shkëlqyer me klientët
  • Mbajtja e klientëve
  • Ndërtimi i një brendi me reputacion
  • Marketingu
  • Shfrytëzimi i teknologjisë

Gjetja e klientëve

Kur bëhet fjalë për sfidat më të zakonshme me të cilat përballen të gjitha bizneset, atëherë përfundimisht gjetja e klientëve është ajo e cila dominon.

Të kesh një strategji që ti përvetësosh klientët është një aftësi kryesore për çdo biznes. Pa të, ju do të tentoni vazhdimisht për të rritur biznesin tuaj në çdo lloj mënyre. Pra, një nga pjesët më të vështira të çdo biznesi është të zbulosh se cila është metoda më e qëndrueshme për të sjellë klientë të rinj.

Kjo pjesë zakonisht kërkon shumë eksperimente dhe metoda të ndryshme që të jetë funksionojë më mirë. Disa strategji që funksionojnë mirë për disa industri, mund të mos funksionojnë shumë mirë për biznesin tuaj.Koha që shpenëzohet për ta bërë atë si duhet do të jetë shpërblyese për biznesin tuaj si në planet afatshkurtër edhe në ato afatgjate.

Këtu janë disa ide për të ju ndihmuar se si ti përvetësoni klientët :

  • Krijoni rrethin tuaj (Networking)
  • Kërkoni nga klientet qe ti tregojn miqëve të tyre për ju
  • Provoni reklama me pagesë
  • Lidhuni me komunitetin
  • Ofroni zbritje dhe mundësi të reja për konsumatorët tuaj
  • Përmirësoni websajtin tuaj dhe konsideroni "blogging"

Sigurimi i një përvoje të shkëlqyer me klientët

Për çdo biznes të suksesshëm, zhvillimi dhe shitja e një produkti ose shërbimi i mirë është vetëm gjysma e betejës. Ti siguroni klientëve një mbështetje sa më të mirë është po aq e rëndësishme.

Shumë biznese të vogla bëjnë gabimin e zakonshëm që nuk u japin klientëve të tyre shërbimin e duhur. Fillimisht ata mendojnë se u duhet shumë kohë, kshtu që ata mund ta përdorin atë për qëllime të tjera si menaxhimi dhe shitja e produkteve. Pas një kohe ata e kuptojnë se mbështetja e klientit duhet të ishte përparësia e tyre e parë. Ti siguroni klientëve një mbështetje sa më të mirë sjellë shumë përfitime për biznesin tuaj.

disa ide :

  • Jeni miqësor
  • Tregoni ndjeshmëri
  • Mundohuni të kuptoni perspektivën e klietit
  • Shqyrtoni mundësin e pranimit të humbjeve te vogla si investim për të ardhmën
  • Mos ndaloni kurr së përmisuari
  • Shfrytëzoni teknologjinë

Mbajtja e klientëve

Është më lirë dhe më lehtë ti bësh klientët të blejnë përsëri se sa të gjeshë klient të rinj.Ky fenomen është më se i vërtetë për shumicen e bizneseve.

Mbajtja e klientit është grumbullimi i aktiviteteve që një biznes përdor për të rritur numrin e klientëve të përsëritur dhe për të rritur përfitimin e secilit klient aktual.

Strategjia për të mbajtur klientët ju mundësonë të siguroni dhe të shfaqni më shumë vlera tek klientët tuaj aktual. Ju dëshironi të siguroheni që klientët që keni punuar kaq shumë do të vazhdojnë të punojnë me ju, të kenë një përvojë të shkëlqyeshme dhe të vazhdojnë të marrin atë që dëshirojnë nga produktet tuaja.

Këtu janë disa strategji që mund të filloni ti përdorni menjëherë për të rritur dhe përmisuar mbajtjen e klientëve:

  • Inkurajoni klientët tuaj të hapin një llogari në platformën tuaj
  • Siguroni përvojë të shkëlqyeshme të klientit
  • Vlerësoni besnikërin e konsumatorve
  • Dërgoni email atraktive tek klientët
  • Dërgoni oferta dhe kampanja posaçërisht për klientët tuaj aktual

Ndërtimi i një brendi me reputacion

Një brend i njohur dhe i pëlqyer është një nga pasuritë më të vlefshme për një kompani.

Sipas një sondazhi të Nielson, 59% e konsumatorëve preferojnë të blejnë produkte të reja nga brendet që aktualisht janë të njohura për ta.

Bizneset e vogla shpesh e gjejnë veten duke konkurruar kundër brendeve të mëdha me klientë të përkushtuar dhe buxhete të mëdha marketingu. Ata duhet të gjejnë mënyra kreative që të shfaqen sa më mirë te klientët.

Për të mos u perceptuar si të panjohur, duhet të qëndroni të pranishëm para audiencës tuaj dhe të fitoni besimin e tyre. Këtu janë disa hapa për një brend sa më të mirë:

  • Jini të qëndrueshëm
  • Shfaqni besnikëri
  • Investoni në dizajn të mirë
  • Siguroni produkte ose shërbime cilësore
  • Konsideroni se keni aplikacionin tuaj mobil

Marketingu

Pavarësisht nëse biznesi juaj sapo ka filluar apo jeni në industri për një kohë të gjatë,

të keni një prezencë të mirë online për brendin tuaj është e domosdoshme.

Në fakt, 97% e njerëzve mësojnë për bizneset lokale në internet më shumë se kudo tjetër.

Marketingu është një përpjekje e përqendruar që të shtyjë brendin tuaj në një shumëllojshmëri platformash duke shpresuar se është e mjaftueshme që ta shfaq te klientët. Klientët duhet të dëgjojnë për punën që ju bëni, në mënyrë që ata të mësohen me brendin tuaj.

Këtu janë disa hapa të thjeshtë për t'ju ndihmuar të bëni tregti në biznesin tuaj të vogël:

  • Të keni një faqe interneti me pamje moderne
  • Shfrytëzoni rrjetet sociale
  • Krijo emër mbrenda komunitetit tuaj lokal
  • Reklamimi
  • Dërgoni oferta dhe krijoni kampanja

Shfrytëzoni teknologjinë

Mjedisi biznesor vazhdon të skalitet nga teknologjitë e reja. Nga platformat e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët e deri tek rezervimet në internet, teknologjia ka fuqinë të drejtojë veprimtari efikase, të mundësojë komunikim efektiv dhe të lidhë bizneset e të gjitha madhësive me klientët e tyre. Për bizneset e vogla në veçanti, teknologjia dhe lidhja që mundëson, është thelbësore për rritjen, duke u dhënë pronarëve të bizneseve të vogla aftësinë për të kuptuar dhe komunikuar më mirë.

Këtu janë disa nga veprimet e përditshme ku biznesi juaj mund ta përdorë teknologjinë:

  • Shfaqni informata në lidhje me biznesin dhe shërbimet tuaja
  • Shisni produktet tuaja në online
  • Caktoni dhe menaxhoni takimet në internet
  • Shkruaj përmbajtje një herë dhe publikoje në shumë platforma
  • Njoftimet e planifikuara për klientët tuaj
  • Bisedë e drejtpërdrejtë me klientët tuaj

Konkluzioni

Sfidat janë të pashmangshme për çdo lloj biznesi. Pavarësisht të vogla apo të mëdha industritë në të cilat veprojnë. Bizneset e vogla në veçanti luftojnë më shumë.

Gjithmonë do të ketë sfida, por mënyra se si i qasni ato, punoni për t'i kaluar ato dhe për të mësuar prej tyre që në fund të fundit do të përcaktojnë kompaninë tuaj dhe suksesin e saj të në përgjithësi.

Sot, të gjitha bizneset duhet të përdorin teknologjinë për të ndjekur kërkesat e klientëve. Jini në dispozicion për t'iu përgjigjur pyetjeve, për t'iu përgjigjur komenteve në internet, për të ofruar përvojë të shkëlqyeshme që keni hasur me klientët. Brendi dhe marketingu do të ndihmojnë biznesin tuaj të tërhekë klientë të rinj dhe të gjenerojnë më shumë informacione. Produktet dhe shërbimet e shkëlqyera do të ndihmojnë biznesin tuaj që të tërhekin klientët tuaj aktual.

Duke përdorur këshillat në këtë artikull, shpresojmë t'iu kemi dhënë perspektivë më të mirë të këtyre sfidave dhe disa ide se si të veproni me to.

Programi i çasjes së hershme

Ekipi i Onegate po punon me energji të plotë për të lansuar verzionin beta sa më shpejtë që është e mundur!

Bëhuni një nga të parët që abonohen dhe përfitoni nga çasja e hershme e programit tonë 🚀


  • Aplikacion mobil "Standalone"

  • Periudhe e zgjatur e provimit pa pagesë

  • Mbështetje e drejtpërdrejtë nga ekipi ynë